Kupola e ALUIZNI-Lushnjë, 222 objekte me tapi mbi hekurudhë e rrugë dhe 2.2 miliardë lekë “qoka”

Kupola e ALUIZNI-Lushnjë, 222 objekte me tapi mbi hekurudhë e rrugë dhe 2.2 miliardë lekë “qoka”

Pasi i zhvat, prokuroria zvarrit, mbyll dhe zhduk dosjet ose i nxjerr “të pastër”

Sipas njoftimit zyrtar, KLSH ka depozituar kallzim për ndjekje penale në Prokurorinë e Lushnjes, për shefin e Drejtorisë së ALUIZNI-t Lushnje dhe vartësit e tij, mbasi kanë kryer legalizime të jashtëligjshme për objektet informale.

Sipas raportit të detajuaur e konkret të KLSH, me legalzimin e objekteve, ata kanë shkelur brezin mbrojtës të vijës hekurudhore, distancat nga rrugët kryesore, brigjet e lumit, përroit dhe kanaleve kulluese, u dhënë tapi 222 objekteve, të cilat nuk plotësojnë kriteret për kualifikim.

Po kështu kanë shmangur procedurat ligjore, për vërtetimin për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke krijuar humbje 221,8 milionë lekë në arkën e shtetit, detyrim që duhej paguar prej ndërtuesve informal, për kalimin në pronësi të parcelave ndërtimore.

KLSH e ka bërë kërkesën për ndjekje penale, bazuar në të dhënat e Raportit të Auditimit Nr.278/1, datë 01.03.2018, në Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t Lushnje, sipas të cilit janë konstatuar abuzime të rënda, për të cilat KLSH me Vendim Nr. 64, datë 30.06.2018, ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, për drejtorin e ALUIZNI-t dhe vartësit e tij të përfshirë në këto abuzime./Pamfleti/

more recommended stories