Bota18 Maj 2018, 15:41

“Kur cigarja të merr jetën”, burrit i shpërthen në duar cigarja elektronike dhe…

Shkruar nga Pamfleti
“Kur cigarja të merr jetën”, burrit i shpërthen

"Kur cigarja të merr jetën", burrit i shpërthen në duar cigarja elektronike dhe...

Një i ri amerikan nga Florida, gjeti vdekjen pas shpërthimit të një cigareje elektronike. Sipas shtypit amerikan, kufoma e 38 vjeçarit Tallmadge D’Elia, u gjet 5 majin e kaluar në shtëpinë e familjes së tij në Petersburg. Trupi paraqiste plage në mbi 80 përqind, aq sa kishte provokuar ndezjen e alarmit të zjarrit. Menjëherë aty mbërriti policia e cila deklaroi se pas autopsisë, vdekja ishte shkaktuar nga shpërthimi i një cigareje elektronike.

 

Në kafkën e burrit u gjetën shumë fragmente të cigares, të cilat ishin ngulur sikur të ishin copa të një granate, ndërsa flaka kishte provokuar djege të rënda nëpër trup. Sipas “US Fire Administration” mes 2009 dhe 2013 janë rregjistruar rreth 195 raste të ngjashme të cilat kishin provokuar 133 dëme të përgjithshme trupore, nga të cilat 38 kishin qënë në gjendje të keqe shëndetësore./PamfletiMAGAZINE

 

Bota "Kur cigarja të merr jetën" burrit i shpërthen në duar cigarja elektronike dhe...