Aktualitet27 Shtator 2018, 11:29

Kur do goditen, 1100 “bandat” e furrave të bukës, që po “vrasin” me 9 kimikate të rrezikshme e miell kanceroz?

Shkruar nga Pamfleti

Kur do goditen, 1100 “bandat” e furrave të bukës, që po “vrasin” me 9 kimikate të rrezikshme e miell kanceroz?

Përveçse me miell serbo-rus, të prodhuar para 30-40 vitesh e që përdoret si tagji për kafshët, buka në Shqipëri, prodhohet (manipulohet) dhe me 9 përbërës kimikë, të cilët në vendet e BE, janë të ndaluar kategorikisht në gjithë zinxhirin ushqimor të produkteve me “brumra”, ndërsa në Shqipëri janë lejuar me Udhëzim Nr. 15, datë 20.10.2014, të ish-ministrit Edmond Panariti

Qeveria është hedhur në sulm, për të goditur bandat e rrugës, që vrasin me armë, trafikojnë e shesin drogë, por po lë të qeta, 1100 bandat e prodhimit të bukës, të cilat po na vrasin e shkatërrojnë përditë, sa herë ulemi në tavolinë, me bukë e produkte brumi, të prodhuara me miell kancergjen serbo-rus, prodhim i 20-30 viteve më parë, që duhet përdorur, vetëm si tagji kafshësh.

Sikur të mos mjaftonte mielli kancerogjen, 1100 bandat e furrave të bukës, për të fituar sa më shumë, po përdorin “armë” tjera, me të cilat manipulojnë formën, strukturën, përbërjen, cilësinë, rezitencën dhe ngjyrën e bukës, për të joshur e mashtruar konsumatorin.

Hetimi ushqimor, kryer në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi e Mali Zi, nga Organizata Botërore e Ushqimit, dorëzuar një kopje në fillim të muajit shtator 2018, edhe në zyrën e kryeministrit Edi Rama, në pjesën për Shqipërinë, konstaton fakte, që sipas ekspertëve, përbëjnë “krim ushqimor masiv”.

Sipas të dhënave, 60%-70%  e bukës në Shqipëri, prodhohet me miell gruri serbo-rus, prodhim i viteve 1988-1992, pa asnjë vlerë ushqimore dhe i infektuar me virusin “Coli Bacil”, manipuluar me disa larje, aromatikë e përbërës proteinik kimik.

Ky miell kancerogjen, tregtohet vetëm në Shqipëri, Bosnjë, Veriun e Kosovës dhe vendet e Botës së Tretë,  megjithëse ndalohet të hidhet në treg për konsum njerëzor.

Mirëpo, sipas hetimit të OBU, grupet mafioze të lidhur me zyrtarë të lartë në Shqipëri, kanë lejuar një ‘shteg”, për importin e këtij gruri e mielli, në tregun shqiptar.

Buka në Shqipëri, prodhohet (manipulohet) me 9 përbërës kimikë, të cilët në vendet e BE, janë të ndaluar kategorikisht, në të gjithë zinxhirin ushqimor të produkteve me “brumra”, ndërsa në Shqipëri, janë lejuar me Udhëzim Nr. 15, datë 20.10.2014, të ish-ministrit Edmond Panariti, pas pazareve që ai ka bërë me prodhuesit e bukës, ku 70% të tregut e kontrollojnë vetë shtetarët.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Substancat e rrezikshme kimike, që përdoren në bukën shqiptare, të ndaluar nga BE

 

Aktualitet 1100 “bandat” e furrave të bukës Kur do goditen që po “vrasin” me 9 kimikate të rrezikshme e miell kanceroz?