Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria është duke menduar për një plan mbështetjeje për familjet në nevojë, sa i takon trajtimit për Covid-19.
Jemi duke menduar një mbështetje për të gjithë familjet me ndihmë ekonomike. Ato janë më vunerabël. Jemi duke e formuluar dhe është brenda strategjisë.
Edhe plani nga pikëpamja financiare është i shtrirë në kohë, shkon deri në dhjetorin e vitit të ardhshëm. Jemi tani duke u marrë që të kemi pjesë në marrjen e vaksinës në një kohë të shpejtë.” tha Rama.
-A ka një parashikim kur mund të vijë vaksina në Shqipëri?
Rama: “Për vaksinën, disa shtete po bëjnë lëvizje mes njëri tjetrin. Unë nuk e di se kur do vijë tek ne. Por siç thuhet do jetë gati në periudhën prill-maj. Ne ndërkohë do përgatitemi që të jemi gati deri atëherë”