Një 19-vjeçar u arrestua ditën e sotme nga Policia e Durrësit. Ai u kap në flagrancë dhe gjatë kontrollit iu gjetën 22 doza lëndë narkotike të llojit ‘cannabis sativa’. I ndaluari me inicialet XH.B. është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Durrësit dhe së shpejti do të gjykohet për ‘’trafikimin e lëndëve narkotike’’.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Sekuestrohen 22 doza lëndë narkotike Cannabis Sativa. Në pranga shpërndarësi i lëndës narkotike.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh.B., 19 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik , shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike Cannabis sativa të futura në qese farmaceutike gati për shitje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283 të Kodit Penal.