Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë “pikturat” e realizuara nga nëna natyrë, ku në mes të liqenit është shfaqur ‘pema e jetës’ si rezultat i një stuhie të madhe.
Fotografi Derry Moroney mbeti i habitur kur krahasoi pamjet e filmuara nga ajri me dron në liqenin Cakora, që gjendet në lindje të gjirit Byron të New South Wales.
Këto pamje kanë shokuar të gjithë që kanë pasur rastin t’i shohin dhe prej publikimit të tyre në rrjetet sociale kanë marrë mijëra pëlqime e shpërndarje.
Kur zbuloi këtë fenomen natyror, vendosi ta ngrejë në ajër dronin për t’i shkrepur disa imazhe në liqenin Cakora.