Aktualitet 7 Shtator 2019, 15:11

Kur paratë blejnë lirinë/ I arrestuar për mashtrim me TVSH, Paqsor Buzi ofron 60 mijë euro për të dalë nga burgu

Shkruar nga Pamfleti
Kur paratë blejnë lirinë/ I arrestuar për mashtrim me TVSH,

Arrestohet biznesmeni i 16-të si pjesë e një grupi biznesmenësh që dyshohet se janë përfshirë në një skeme mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar, TVSH. Biznesmeni i arrestuar sot është Drilon Bareti.

Ai akuzohet për vepra penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “ Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Ndërkohë të 15 biznesmenët e arrestuar te merkuren janë sot në gjykatë për masë sigurie. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 14 prej tyre dhe arrest shtepie per Shkëlqim Prodani

Avokati i biznesmenit Paqsor Buzi kërkon lirimin e klientit të tij kundrejt garancisë pasurore prej 60 mijë euro. “Kur kam shkuar më polici më kanë thënë që po akuzohesha për evazion fiskal” u shpreh Buzi në gjykatë.

Buzi, i cili është njëherazi administrator dhe aksioner me 50% i kompanisë së ndërtimit G.P.G Company sh.p.k u arrestua bashkë me 14 biznesmenë të tjerë në Tiranë me akuzat e “krijimit të skemave mashtruese me TVSH”, “falsifikimit” dhe “fshehjes së të ardhurave”.

Ai eshte kontraktori më i madh i qeverisë në projektet e Rilindjes Urbane, Paqsor Buzi i kompanisë së ndërtimit G.P.G u arrestua mbrëmjen e së mërkurës si pjesë e një grupi biznesmenësh që dyshohet se janë përfshirë në një skeme mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar, TVSH.

Aktualitet