Aktualitet24 Maj 2019, 12:20

“Kurbani” i parë i Drejtësisë?! Meta “nxjerr dhëmbët”: Jap dorëheqjen!

Shkruar nga Pamfleti
“Kurbani” i parë i Drejtësisë?! Meta “nxjerr

“Kurbani” i parë i Drejtësisë?! Meta “nxjerr dhëmbët”: Jap dorëheqjen!

Meta i tmerruar nga Reforma në Drejtësi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka nxjerrë dhëmbët dhe ka kërcënuar hapur ndërkombëtarët, pas sulmeve të njëpasnjëshme ndaj tyre.

Duke ndjerë më shumë se kurrë fundin e tij politik, Meta i është rikthyer sërish idesë së dorëheqjes, por këtë radhë nuk ka pranuar të vetëflijohet për zgjidhjen e krizës politike.

Përmes një mesazhi të fortë, duke mos gjetur asnjë rrugë tjetër për të shpëtuar kokën e tij nga Reforma në Drejtësi, Ilir Meta ka deklaruar se është gati të dorëzojë mandatin e Presidentit.

“Ashtu siç deklarova me përgjegjësi më 20 mars nga Pogradeci, mbetem i gatshëm që për një zgjidhje që i shërben interesit më të mire, stabilitetit dhe demokracisë së vendit, të vendos në dispozicion edhe mandatin tim si President i Republikës, nëse palët e gjykojnë edhe këtë element si të rëndësishëm për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që do t’u jepte qyetetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur edhe Presidentin me votën e tyre të lirë”, është shprehur Kreu i Shtetit.

Ai ka vijuar më tej po me tone të ashpra, duke sfiduar SHBA-BE se është gati të ndryshojë datën e zgjedhjeve.

“Në këtë kuadër, shpreh gadishmërinë time institucionale, që në përputhje me kompetencën që më jep shkronja “gj” e nenit 92 të Kushtetutës, të rishikoj Dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe të dekretoj një datë tjetër për zhvillimin e tyre, në përputhje me vullnetin e shprehur të palëve politike”, ka deklaruar Meta.

Këto deklarata të përsëritura të Ilir Metës kanë në thelb frikën e tij të madhe për përballjen me Reformën në Drejtësi, e cila po asistohet nga ndërkombëtarët.

Meta do të jetë ndër politikanët e parë që do të bëhen “kurbanë” nga SPAK dhe BKH, dy institucionet e reja të reformës, që do të ngrihen shumë shpejt.

Kryesore Ilir Meta Nderkombetaret Reforma në Drejtësi