Kosova29 Dhjetor 2022, 17:30

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Para se të vinte në pushtet, përkrahësit e Albin Kurtit e përshkruanin liderin si i “pakompromis”.

Por edhe vetë Kurti deklaronte se “nuk e di çfarë është presioni ndërkombëtar”, por me gjasë tani e di, mandje shumë mirë.

Kurti po mohon që vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë për ish-policin serb Dejan Pantiq, ka qenë një marrëveshje.

Por Kurt nuk e mohon se dakoordimi për targat ishte marrëveshje.

Kryeministri thoshte se do të ketë targa vetëm RKS – nuk doli ashtu, lëshoi pe – kuptohet, e improvizoi si “sukses”.

Ai e ka aftësinë e oratorisë, është mjeshtër për të arsyetuar veprimet me fjali logjike, ndonjëherë edhe filozofike.

“Vetë i kanë vendosur barrikat dhe vetë i larguan”, tha të enjten Kurti, pasi serbët lokalë larguan barrikat.

Por për targat, vendimin për Pantiqin, Kurti kishte presion të hatashëm ndërkombëtar.

Ambasadorët i shkonin te dera e Qeverisë për t’ia bërë kërkesat  e qarta – reflekto.

Me gjasë, kreu i ekzekutivit e ka kuptuar që për mbrojtjen e sovranitetit më shumë se personaliteti i drejtuesit të shtetit kanë rëndësi elementet e sigurisë kombëtare.

Kosova nuk e ka potencialin për ta mbrojtur sigurinë e vendit, nuk ka energji të mjaftueshme, mandje as edhe afër 50 për qind të grurit e importon.

Kurti e ka parë që të jesh i dobët si shtet nënkupton edhe presion të papërballueshëm. /Pamfleti

Prishtine