Kosova21 Tetor 2019, 22:06

Kurti nuk lëshon pe ndaj Serbisë: Jam i gatshëm të dëgjoj vetëm kërkesat që i çon në BE, gjithçka do ta bëj në favo

Shkruar nga Pamfleti
Kurti nuk lëshon pe ndaj Serbisë: Jam i gatshëm të

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti theksoi prioritetet dhe zotimet e qeverisë së re si dhe vendimet e para që do të ndërmarrë siç është zvogëlimi i qeverisë dhe ndalimi i menjëhershëm i keqpërdorimeve e gjithashtu edhe marrëdhëniet me Serbinë.

Albin Kurti ka folur për shumë çështje sa i përket vazhdimësisë së tij si kryeministër dhe se çfarë është i gatshëm të lëshojë për marrëveshje me Serbinë, Kurti është shprehur se ka vetëm dy gjëra për të cilat do të pranojë të dëgjojë nga Sebria.

Të vetmet kërkesa që jam i gatshëm ti dëgjoj janë, nëse Serbisë i duhet diçka nga Kosova për të hyrë në BE. Dhe për të përmirësuar jetesën e qytetarëve serbë.

Unë dua të vë në pah, jo vajtimin serb për humbjen e Kosovës, por vuajtjet e shqiptarëve. Ata si kriminelë nuk janë dënuar. Kërkesa e Serbisë është për komunat serbe. Por këto unë nuk jam i gatshëm as ti dëgjoj. Unë mund të lejoj që qytetarët serbë të marrin ndihmë mjekësore në Serbi, por jo asociacion. 80 % e serbëve që kanë ikur nga Kosova, e kanë bërë bashkë me forcat ushtarake të tyre”, tha Kurti. /Pamfleti

Prishtine