Albin Kurti tashmë pritet të jetë kryeministri i ri i Kosovës pasi fitorja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, i jep të drejtën atij për të qenë kandidati në këtë post. Kujtojmë që Kurti ka artikuluar gjithmonë kauzëne bashkimit kombëtar me Shqipërinë dhe Kosovën.
Albin Kurti, kandidati për kryeministër në Kosovë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila u shpall fituese në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ka folur për mundësinë e bashkimit kombëtar si dhe për krimet e luftës së Serbisë në Kosovë.
“Me Shqipërinë do bëj marrëveshje jo për kamera, por për zbatim. Kemi 50 të tilla që s’i zbatojmë. Nuk them që bashkimi Kombëtar ndodh në BE. Atje bashkimi bëhet me danezë e holandezë. Bashkimi ndodh këtu. Arbën Xhaferri ka pas thënë: Bashkimi na zgjedh ne. Bashkimi Kombëtar dhe Bashkimi Europian nuk e zëvendësojnë njëra-tjetrën. Një lloj decentralizimi institucionesh ne një federatë të ardhshme shqiptare do të ishte një ide”, u shpreh Kurti. /Pamfleti