“Kurvi” Sali Berisha, hiqet si “anti-grek”. Ja 15 shërbime të tij, në favor të skemës greke për “Vorio-Epirin”

“Kurvi” Sali Berisha, hiqet si “anti-grek”. Ja 15 shërbime të tij, në favor të skemës greke për “Vorio-Epirin”

PAFYTYRËSIA/ Profili i një kameleoni, me kontribute të shquara e të shumta anti-shqiptare, që duhet çuar para drejtësisë “Për tradhëti ndaj Atdheut”

 

“Atdhetari” Sali Ram Berisha, do bënte mirë, të mos e hapte gojën kundër grekëve, për sulmin propagandistik dhe fizik parlamentar, qeveritar, ushtarak e kishtar grek, bërë në shtetin zyrtar dhe etnik shqiptar, duke pushtuar forcërisht zonën Kakavijë-Dropull, mbasi në 13 vite pushtet dhe 13 vite opzitë, ka qenë dhe është në një linjë anti-shqiptare me ta, si mbështetës tinzar, shtetëror, ligjor e politik, i interesave shovinioste greke për aneksimin e “Vorio-Epirit”, fakte që “PAMFLETI”, i ka investiguar e skeduar të plota, disa prej të cilave,  po ia rikujtojmë më poshtë:

  1. Shkriu Kishën Autoqefale Noliane Shqiptare, brenda Kishës Greke, duke “pagëzuar” si Kryepeshkop në Shqipëri, anti-shqiptarin e përbetuar grek të “Vorio-Epirit”, Majorin e Policisë Sekrete Greke Anastasios Janullatos, duke ia falur Greqisë, Kishën Autoqefale Shqiptare.
  2. Me Ligjin 7501, dekretoi dhënien në pronësi të tokave shqiptare, për familjet minoritare greke në Dropull, duke i quajtur “troje greke”, ndërsa në vitin 1994, pas një pakti me qeverinë greke, lejoi me ligj, regjistrimin e tyre në kadastrat greke, si “toka greke”.
  3. Në nëntor 1992, bëri pakt me qeverinë greke, për shkatërrimin e ekonomisë kombëtare shqiptare, me mbyllje ndërmarrjesh të mëdha, shkatërrim të plantacioneve të agrumeve në Sarandë-Vlorë dhe asfiksimin e bujqësisë, për të ardhur prodhimet greke.
  4. Në janar 1992, firmosi futjen e shoqatës “OMONIA”, si grup parlamentar në Kuvend, duke lejuar, zbatimin e platformës së saj shoviniste antishqiptare e pro-greke.
  5. Në vitin 1993 bëri ligj, futjen në Shqipëri të çdo niveli arsimor grek, me programe e gjuhë greke, duke dekretuar ngritje fakultetesh brenda strukturës së Sistemit Universitar Shtetëror Shqiptar.
  6. Në vitin 1993 bëri ligj dhe dekretoi, ndërtimin e 3 varrezave, të 1470 lapidarëve dhe vendosjen në maja malesh e kodrash, të 200 kryqeve greke brenda “hartës” së Vorio-Epirit, duke ligjëruar skemën greke, se të vrarët në luftën italo-greke në Shqipëri, ishin “çlirimtar të atdheut të tyre “Vorio-Epir” në jug të Shqipërisë”, kur në fakt ishin pushtues të Shqipërisë si fashistët e nazistët.
  7. Në vitin 1994, në vijim të skemës greke, për uzurpimin e pushteteve, shoqërisë dhe ekonominë shqiptare, bëri ligj shkrirjen e sistemit bankar, shqiptar dhe instalimin në Shqipëri të 95% sistem bankar grek.
  8. Në vitin 1994, kur u hodh ideja e “Korridorit 8-të”, që do të kalonte në vijën Durrës-Elbasan-Shkup-Sofje-Stamboll, firmosi në prezencë të Klinton, Glikorov, Zheliev dhe Ozal, devijimin në Selanik, duke e lënë Shqipërinë, jashtë këtij “Korridorit-8”.
  9. Në vitin 1993, bëri ligj futjen e gjuhës zyrtare greke në institucionet, emërtesat e rrugëve, transportin rrugor (tabelat), certifikatat e gjendjes civile, shkollat, shërbimet publike etj.
  10. Në vitin 1995, firmosi paktin me shtetin grek, për të mos u hapur shkollat shqipe në Greqi, deri në kohën kur Shqipëria të bëhej anëtare e BE.
  11. Në vitin 1993, dekretoi ngritjen e kishave dhe simboleve publike greke, kudo që e kërkonte Greqia, madje dhe në ato qytete e rajone deri në Kukës, ku nuk kishte zona minoritare, por nga 5-6 ish-banorë me kombësi grekë, që kishin punuar disa vite si mësues, mekanikë, banakierë, shoferë, berberë, oficerë e sigurimsa.
  12. Në 2 dhjetor 2002, prit lobistin anti-shqiptar grek Nikolas Geixh, në selinë e PD dhe në vilën qeveritare në Vlorë, ku konfromoi publikisht, se Himara është “truall e popullsi greke”, ndërsa për zgjdhjet lokale të 18 shkurtit 2007, doli publikisht përkrah flamurit grek e parullës: “Himara Greke- Vorio-Epiri Greqi” dhe së bashku me 3 deputetë grekë, shpalli koalicion paraelektoral, zgjedhor për pushtetin lokal me PBDNJ dhe “OMONIA”.
  13. Prej 26 vitesh në politikë, 13 herë në 13 vite pushtet pushtet dhe 5 herë në opozitë, rezolutat për heqjen e ligjit grek të luftës dhe njohjen e gjenocidit ndaj popullsisë çame.
  14. Bëri ligj dhe realizoi regjistrimin e popullsisë shqiptare mbi baza etnike e fetare, duke zbatuar skemën greko-serbe, për të rritur fiktivisht minoritetit grekë e serbë, me qëllim shpërbërjen e kombit shqiptar, për ta kthyer Shqipërinë në “Vend Multi-etnik” si Maqedonia, pa popullsi bazë-shqiptarët.
  15. Në 13 vite pushtet 1992-1997 dhe 2005-2013, ka miratuar 88 ligje dhe 142 VKM, në favor të interesave territoriale, ekonomike, arsimore, kulturore, fetare e historike greke, për energjinë, kufijtë, shtetësinë, etninë, fenë, bankat, arsimin, kulturën, historinë, tregtinë dhe monopolet ekonomike./Pamfleti

 

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti