Aktualitet24 Maj 2019, 19:12

Kush është 70-vjeçari Sasha, miku i Tom Doshit që u vetëzgjodh Kryetar i Akedemisë së Shkencave

Shkruar nga Pamfleti

Kush është 70-vjeçari Sasha, miku i Tom Doshit që u vetëzgjodh Kryetar i Akedemisë së Shkencave

 Prej mëse 1 viti, për shkak të zgjedhjes false të kryetarit, me rotacion të përjetshëm të 3-4 personave, qeveria u ndali pagat, shpërblimet  e dietat milionëshe, pleqëve të moshës së 5-të, që vegjetojnë prej 30 e 40 vitesh, në “azilin” e quajtur “Akademi e Shkencave”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Qysh nga ajo kohë, brenda këtij institucioni që vjen erë gjizë, qepë, qofte e raki nga banketet që bëhen me qira, tashmë edhe me ndërhyrjen dhe udhërat e kryeministrit, u finalizua  lufta mes grupeve (brenda llojit), për të uzurpuar postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, ku spiunë sigurimi, deputetë, parazitë, intrigantë, ish-ministra hajdutë tenderësh dhe militantë të partisë në pushtet, bënë të mundur që kryetar të zgjidhet 70-vjeçari Skënder Gjinushi, ose Sasha Gjinushi, sic e ka patur emrin e lindjes e deri në moshën 26-vjeçare.

Ju kujtojmë se Sasha Et’hem Gjinushi ka lindur 11 vjet para se Enver Hoxha të prishej me Bashkimin Sovjetik.

Ju kujtojmë gjithashtu se Sasha u kurorëzua kryetar sot me 24 Maj, në ditën e 75-vjetorit të Kongresit historik të Përmetit.

Në zgjedhjen e Sashësh si kryeakademik kontriboi Kryeministri Edi Rama me lobimin e akademikut dhe eroditit ndërkombëtar Tomë Doshi.

Fitoren  e  shpalli  akademik  Anastas  Angjeli, ndërsa  protokollin  e mbajti  akademiku  i  pakicave  Kosta Barjaba/ Pamfleti

codramol
smile

Kryesore Kush është 70-vjeçari Sasha miku i Tom Doshit që u vetëzgjodh Kryetar i Akedemisë së Shkencave