Bota17 Nëntor 2018, 14:47

Kush është amerikani ”i tmerrshëm” që merr në dorë ushtrinë e Kosovës (Emri)

Shkruar nga Pamfleti
Kush është amerikani ”i tmerrshëm” që merr

Kush është amerikani ''i tmerrshëm'' që merr në dorë ushtrinë e Kosovës (Emri)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së komandantit të KFOR-it amerikan, Kolonel Nick Ducich te kolonel Roy J. Macaraeg, në kampin ushtarak amerikan “Bondsteel”.

Në ceremoni ishte e pranishme edhe e ngarkuara me Punë në Misionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Colleen Hyland.

Komandanti i kampit “Bondsteel”, kolonel Nick Ducich, tha se ka qenë i nderuar që ka shërbyer në mision në Kosovë.

Ndërkaq, kryeministri Haradinaj ka ritheksuar mirënjohjen ndaj Shtetet e Bashkuara për ndihmën e pakursyer në ofrimin e sigurisë në Kosovë dhe ngritjen e kapaciteteve, thuhet në njoftimin për media.

“Kolonelit Macaraeg, mirëseardhje në vendin tonë, në shtëpinë e tij të dytë! Të bekuar që kishim përkrah ushtrinë amerikane në çdo kohë”, tha Haradinaj./REL

Rajoni Nick Ducich Roy J. Macaraeg