Aktualitet23 Nëntor 2018, 20:14

Kush është biznesmeni i fuqishëm vlonjat që humbi gjymtyrët nga shpërthimi me tritol

Shkruar nga Pamfleti

Kush është biznesmeni i fuqishëm vlonjat që humbi gjymtyrët nga shpërthimi me tritol

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi i fuqishëm me tritol në një makinë tip ‘Benz’, ku u plagos rëndë shoferi. Mësohet se ka mbetur i plagosur biznesmeni i fuqishëm në Vlorë, Agron Alushaj, 48 vjeç, i cili humbi gjymtyrën nga shpërthimi. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Kushtrim” të Vlorës, pranë një karburanti.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz” me targa AA 703 MG po dilte nga lavazhi, kur ka rënë pre e sulmit të paramenduar. Report Tv raporton se Alushaj është pronar i një guroreje në Drashovicë. I lënduari ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë, nga ku mësohet se ka dëmtime të rënda në gjymtyrë e fytyrë.

Sipas hetimeve paraprake, lënda shpërthyese është vendosur në pjesën e pasme të automjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet agron alushaj biznesmeni i gurores Tritol Vlorë