Aktualitet 8 Nëntor 2018, 19:26

Kush është ekstremisti i tmerrshëm, media greke nxjerr emrin e famëkeqit Karathano dhe i zbulon lidhjet e forta me politikë

Shkruar nga Pamfleti
Kush është ekstremisti i tmerrshëm, media greke nxjerr emrin e

Kush është ekstremisti i tmerrshëm, media greke nxjerr emrin e famëkeqit Karathano dhe i zbulon lidhjet e forta me politikën

Policia shqiptare ka shoqëruar mbrëmjen e sotme dy ekstremistë grekë në Kakavijë, të cilit ishin futur ileaglisht në tokën shqiptare, për të marrë pjesë në varrimin e Kostandinos Kaçifas, të vrarë pak kohë më parë nga RENEA shqiptare. Dy ekstremistët e rrezikshëm grekë janë shoqëruar pas thirrjeve anti-shqiptare në Bularat ë Gjirokastrës dhe po verifikohen nga kanë hyrë në territorin e Shqipërisë.

Nëse kanë hyrje të rregullt do lejohen të vijojnë. Po kanë hyre ilegalisht do procedohen penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit, thonë burimet nga Policia e Gjirokastër.

Ndërkohë emrat e të proceduarve nuk janë bërë të ditur. Për këtë ngjarje kanë raportuar dhe mediat greke të cilat shkruan se në Policia janë shoqëruar 4 drejtues të lartë të komunitetit grek në Epirin e Veriut, janë marrë në pyetje nga policia shqiptare.

Mësohet se ata janë Bobby Karathano- Kryetar i Asociacionit Qendror të Epirit të Veriut, Thoma Stefos ish-anëtare e Këshillit të Përgjithshëm DEEEM Omonia, Christos Ntoutsi – Ish Zyrtari i Qarkut Upper Dropoli, Andrea Kourtis, Drejtori Komuna Heliopolis.

Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë ekstremisti i njohur Babis Karathanos dhe Anestis Kacis. Burimet gjithashtu sqarojnë se forcat anti-terror, kanë identifikuar të gjithë personat që kanë bllokuar rrugën.

Babis Karathanos printe sot edhe arkëmortin me trupin e pajetë të Kaçifës nga Bularati për në varrezat e fshatit, ndërsa në duar mbante flamuj grek dhe bënte thirrje si “Vorio-Epiri është tokë greke” apo dhe “Këtu është Greqi”.

Babis Karathanos është përfaqësues politik i “Agimit të Artë” dhe i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare, ndërsa ka qenë i akuzuar edhe si një prej autorëve të masakrës së Peshkëpisë.

Aktualitet arrestimi i ekstremisteve Vrasja e grekut