Kush është shqiptarja që renditet si një ndër gratë më me influencë në SHBA? Frymëzim për amerikanet

Kush është shqiptarja që renditet si një ndër gratë më me influencë në SHBA? Frymëzim për amerikanet
Revista e njohur amerikane “Housingwire” ka renditur shqiptaren Tereze Gegaj, si një nga një ndër gratë më me influencë për vitin 2018.
 
Arritjet e Gegaj janë kthyer në frymëzim për gratë amerikane, ç’ka nuk kanë ngurruar ta vlerësojë atë edhe si një ndër më me influencë për vitin 2018.
 
Kështu, Tereze Gegaj nënkryetare e shërbimit të klientit në United Wholesale Mortgage (ShBA), po e kthen UWM në një nga kompanitë më të preferuara në mbarë vendin për besnikërinë dhe kënaqësinë ndaj klientëve.
 
Kjo kompani operon prek kohësh në tregun amerikan duke i dhënë më shumë zë biznesit, individit dhe parasë. Nën udhëheqjen e Gegajt, UWM-ja një kompani me kohë të plotë dhe një nga më të lartat në vend, ka rritur vlerën e jashtme neto deri në 91%.
Gegaj ka qenë forcë e madhe për rritjen e popullaritetit të UWM. Ajo ka shtyrë përpara një numër iniciativash për kënaqësinë e klientit, të tilla si që asnjë Postë Zanore pa përgjigje; implementimi i një platforme feedback për klientët; dhe programi “Make It Right”, i cili u lejon anëtarëve të ekipit të shërbimit të klientit të kenë më shumë gjasa për adresimin e shqetësimeve të klientit.
Gegaj, gjithashtu implementoi një mentalitet të konsumatorëve dhe aftësi të mprehta të shërbimit në ekipin e shërbimit të klientit UWM.
 
Shumë nga përpjekjet e Gegaj janë të drejtuara drejt sigurimit të blerjes ndaj klientit dhe duke i bërë ata të ndihen të vlefshëm. Për shembull, ajo nisi një nismë për të inkurajuar anëtarët e UWM për të festuar momentet dhe fitimet e klientëve. Për më tepër, ajo po e shtyn për zhvillim idenë nëpërmjet platformës Broker Brilliant Idea./ATA