Sport18 Gusht 2018, 14:37

“Kush mendon kështu, është një idiot!” Ja çfarë përgjigje dha Klopp për mesfushorin e City

Shkruar nga Pamfleti
“Kush mendon kështu, është një idiot!” Ja

Manchester City dhe Liverpooli shihen si dy skuadrat favorite për të triumfuar në Premier League dhe dëmtimi i De Bruyne mund të shihet si diçka pozitive për të kuqtë e Klopp, por tekniku gjerman mendon ndryshe.

Kur pyetet për rëndësinë e dëmtimit të De Bruyne, Klopp shprehet për Sky Sports: “Mendoj se kushdo që mendon ashtu, për një situatë të tillë, është një idiot, për të qenë i sinqertë.

“Unë nuk mendoj kështu. Në radhë të parë, i uroj gjithë të mirat. E adhuroj si lojtar, e kam kërkuar me dëshpërim kur isha te Dortmund dhe ai te Chelsea, por Jose Mourinho nuk ma dha mua.

“Por City ka opsione, ashtu siç ka pasur gjithmonë. Ata kanë marrë Riyad Mahrez, ata mund të luajnë në pozicione të ndryshme.

“Bernardo Silva mund të luajë në mesfushë, Foden mund të luajë në disa pozicione, Gundogan gjithashtu.”

Sport Klopp Liverpool