Politike10 Korrik 2019, 18:36

“Kush tërhiqet i pari do ta hajë!”, analisti i njohur mesazh Metës: Dorëhiqu e merr opozitën në dorë

Shkruar nga Pamfleti
“Kush tërhiqet i pari do ta hajë!”, analisti i njohur

Analisti Andi Bushati analizoi me detaje situatën politike në vend, ndërsa u ndal edhe tek përplasja mes qeverisë, opozitës dhe Presidentit të vendit pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, proces ky shumë i kontestuar nga fronti opozitar.

Sipas Bushatit, me këtë sistem shtetëror që ka ngritur kryeministri Edi Rama, roli i presidentit të Republikës është kthyer në një rol të pakuptimtë. Ai pohoi se lëvizja më e mirë e Metës do të ishte ajo e largimit nga drejtimi i Presidencës duke sugjeruar kështu atë çfarë është përfolur shpesh në qarqet politike se Meta po kërkon të marrë në dorë aksionin opozitar pas shkarkimit.

“Nuk do të ishte mëkat që Meta të jepte edhe dorëheqjen dhe të ikte vetë. Presidenti në këtë lloj arkitekture shteti del një kukull e pakuptimtë. Duket sikur Meta është i pavend atje dhe mund të ishte e udhës një lëvizje politike si dorëheqja dhe më pas largimi. Presidenti çfarëdo veprimi që të bëjë, këto bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ka një optikë tjetër, e cila ka zgjedhur ndoshta Ilir Meta dhe ajo ka të bëjë me rezistencën deri në fund me deklarata publike dhe me dekrete. Meta është një barrikadë për Rilindjen shumë më e madhe sa e gjithë opozita e marrë së bashku”-tha Bushati.

Gjerësisht është diskutuar se Meta po bëhet kurban i një marrëveshje të radhës mes Ramës e Bashës, si ajo e 2017. Mendohet se të dy e kanë marrë garancinë se nuk do preken nga reforma në drejtësi. Për këtë “thashethem” politiko-mediatik Bushati thotë se politika aktualisht është në një lojë të fortë shantazhesh dhe presionesh dhe palët po presin me padurim se cili do të tërhiqet i pari nga “beteja” e nisur.

“Po përflitet shumë, por për të kuptuar vërtetësinë e thash e themit unë kam gjithmonë një strategji pasi analizoj gojët që përhapin këtë thash e them. Po të shohim, gojët që e kanë publikuar këtë konspiracion në publik janë të njëjtat gojë që kanë mbështetur Edi Ramën në kohën e tij më të keqe. Politika bën shantazh me lojën e dhunës e të forcës se kush do ta hajë presionin dhe kush do të tërhiqet i pari”-u shpreh Bushati. /Pamfleti

Politike