Sport27 Mars 2018, 21:18

Kushti i Cipras për kampionatin grek: Kush bën incident përjashtohet nga gara

Shkruar nga Pamfleti
Kushti i Cipras për kampionatin grek: Kush bën incident

Kushti i Cipras për kampionatin grek: Kush bën incident përjashtohet nga gara

Presidenti i Paokut, Ivan Savidis, u fut në fushë me pistoletë në brez në derbin midis Paokut e Aekut, duke shkaktuar panik dhe duke bërë që gjyqtari kryesor të kapet nga frika në atë formë sa nisi të qajë. Kampionati u pezullua me urdhër të qeverisë greke e kryeministrit Aleksis Cipras deri në një urdhëresë të dytë dhe kjo urdhëresë erdhi sot, e cila mundëson rifillimin e garës këtë fundjavë, por me një kusht të Ciprasit.

Kështu, para se të vinte vendimi për vazhdimin e kampionatit, klubet u zotuan se do të angazhohen për të shmangur incidentet në stadium, ndërsa firmosën edhe një rregull, sipas të cilit nëse një një skuadër bëhet 3 herë protagonist me incidente, përjashtohet automatikisht nga Superliga. Kampionati grek u ndërpre pas ndeshjes Paok-AEK, ku presidenti i selanikasve, Ivan Savidhis u fut në fushë i armatosur, teksa videot dhe fotot bënë xhiron e botës. Një ngjarje që shokoi opinionin publik. /Pamfleti.com

Sport