Bota18 Qershor 2018, 10:22

Ky është biznesmeni shqiptar që dhuron 200 mijë euro çdo vit për bamirësi

Shkruar nga Pamfleti
Ky është biznesmeni shqiptar që dhuron 200 mijë euro

Një biznesmen nga Vushtria e Kosovës dhuron 200 mijë euro çdo vit për bamirësi. Është fjala për Naser Imeri, i cili i ftuar në emisionin “N’Kosovë Shoë” ka treguar më shumë për jetën e tij.

Imeri tha se kishte një fëmijëri të vështirë për shkak të financave të pakta. Kështu ai kishte emigruar jashtë vendit për të kërkuar një jetë më të mirë.

Atje ai arriti të ndërtonte një kompani, ndërsa nuk harroi vendin e tij. Sakaq, kompania e tij çdo vit jep një shumë të madhe nga të ardhurat për bamirësi.

Biznesmeni shpjegoi se punën e tij humanitare nuk e ka bërë publike. Ndërsa moderatori e pyeti se pse nuk e bën publike bamirësinë që bën, biznesmeni u shpreh: “Nuk e bëj që mos ta marrin njerëzit për të keq”.

 

Rajoni