Politike 6 Korrik 2019, 13:43

‘Ky është momenti’, Kryemadhi e ekzaltuar del me mesazhin e fortë: Asnjë hap pas, Edi Rama po na shkatërron!

Shkruar nga Pamfleti
‘Ky është momenti’, Kryemadhi e ekzaltuar del me mesazhin

‘Ky është momenti’, Kryemadhi e ekzaltuar del me mesazhin e fortë: Asnjë hap pas, Edi Rama po na shkatërron!

Lufta për Edi Ramën ka mbaruar, ndërsa për Monën dhe Bashën, betejat mesa duket nuk kanë ndaluar që para 30 qershorit. Pas thirrjes së kreut të PD Lulzim Basha, ka mbërritur dhe reagimi i Kryetares së LSI, Moika Kryemadhi.

Kryemadhi është rikthyer sërish tek plaga e 30 qershorit, teksa shprehet se në atë ditë shqiptarët refuzuan autokracinë, pushtetin e krimit të organizuar, shtetin e grabitjes së taksave të shqiptarëve dhe votimet ‘fake’ të partisë-shtet.

Me anë të një mesazhi në rrjetin e saj Facebook ajo ka ftuar të gjithë në protestën e të hënës.  Me një thirrje të fortë ajo ka theksuar: “Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin”.

Mesazhi i Kryemadhit

Jemi në këtë betejë jo vetëm për zgjidhjen e krizës së momentit, por për t’i dhënë fund kalvarit 30 vjeçar të tranzicionit.

Edi Rama e ka ngritur pushtetin mbi shkatërrimin e institucioneve dhe kapjen e tyre. Më 30 qershor Shqiptarët refuzuan autokracinë, pushtetin e krimit të organizuar, shtetin e grabitjes së taksave të shqiptarëve dhe votimet fake të partisë-shtet.

Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që buron nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Atdhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet.

Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin.

Më 8 Korrik të gjithë bashkë për një Shqipëri Evropiane. Asnjë hap pas!

Politike Edi Rama po na shkatërron! Kryemadhi e ekzaltuar del me mesazhin e fortë: Asnjë hap pas Ky është momenti