Bota20 Qershor 2019, 08:53

Ky është shteti me Gjykata të Posaçme për dhunën ndaj grave

Shkruar nga Pamfleti
Ky është shteti me Gjykata të Posaçme për dhunën

Ky është shteti me Gjykata të Posaçme për dhunën ndaj grave

Pakistani planifikon të krijojë mbi 1,000 gjykata që do të adresojnë dhunën ndaj grave.

Gjykatësi më i lartë i këtij vendi, Asif Saaed Khosa, tha në një adresim televiziv se gjykatat e posaçme do t’iu japin viktimave mundësi për të folur pa frikën e hakmarrjes.

“Do të kemi 1,016 gjykata me bazë gjinore në Pakistan – së paku një gjykatë të tillë në çdo rreth”, tha Khosa.

“Atmosfera e këtyre gjykatave do të jetë ndryshe nga ajo e gjykatave të tjera, në mënyrë që ankueset të mund të flasin pa frikë”, shtoi ai.

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, në një raport të publikuar në nëntor të vitit 2018, ka vlerësuar se në Pakistan ka shkallë të lartë të dhunës ndaj grave, përfshirë: përdhunime, vrasje në emër të nderit, sulme me acid, martesa të detyrueshme dhe martesa të fëmijëve.

Një sondazh i ekspertëve botërorë vitin e kaluar, i kryer nga Fondacioni Thomson Reuters, e ka renditur Pakistanin si vendin e gjashtë më të rrezikshëm për gratë. Përpara tij vijnë: India, Afganistani, Siria, Somalia dhe Arabia Saudite./REL

Bota Asif Saaed Khosa dhuna ndaj grave Gjykatat e Posaçme gjykatësi më i lartë i këtij vendi