Aktualitet21 Gusht 2019, 16:30

“Ky është turp historik”, Spartak Ngjela publikon videon kundër protestës për memorialin turk

Shkruar nga Pamfleti
“Ky është turp historik”, Spartak Ngjela publikon videon

"Ky është turp historik", Spartak Ngjela publikon videon kundër protestës për memorialin turk

Ka reaguar sërish avokati Spartak Ngjela pas vendosjes së  memorialit në Kodrat e Liqenit në Tiranë, për viktimat e mbetur nga grushti i shtetit i bërë në Turqi.

Sipas tij, ky veprim nga shteti jonë  në nder të viktimave  është një veprim i turpshëm që duhet të zhbëhet menjëherë.

Me anë të një reagimi në Facebook, Ngjela publikon videon e aktivistëve që protestojnë kundër memorialit, duke e cilësuar si “turpi historik”.

Po kjo nuk është hera e parë, pasi Ngjela ka reagur edhe më parë me po të njëjtën ashpërsi. Më herët Ngjela kërkoi  përgjigje nga kryeministri Edi Rama për arsyen e vendosjes së këtij memoriali, ndërsa shtoi më tej se nëse nuk ka një përgjigje, atëherë pas kësaj fshihet një marrëveshje sekrete.

Aktualitet "Ky është turp historik" Spartak Ngjela publikon videon kundër protestës për memoriali turk