La punën në SHBA për të punuar në Shkodër, mjeku dorëhiqet përfundimisht nga sistemi i kalbur i shëndetësisë

La punën në SHBA për të punuar në Shkodër, mjeku dorëhiqet përfundimisht nga sistemi i kalbur i shëndetësisë

Luan Dragusha, la punën në SHBA për të kontribuar në Hemodinamikën e Shkodrës. Pas arrestimit që iu bë për shpërdorim detyre dhe më pas lirimit të tij, Dragusha ka vendosur të lë përfundimisht detyrën në spitalin e Shkodrës.

“Sot ishte dita e fundit në Hemodinamikën e Shkodrës! Faleminderit Shkodër…I did it my way”, ka shkruar Dragusha në rrjetet sociale.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur keqardhjen dhe njëkohësisht shqetësimin e tyre, sa i takon vendit bosh që Dragusha do të lë në spital.

Reagimi i deputets Izmira Ulqinaku:

Dorëheqja nga ushtrimi i profesionit në Spitalin e Shkodrës të dr.Luan Dragushës, është lajmi më i hidhur për qytetarët e Veriut të Shqipërisë. Largimi i tij është ulërima më e madhe që i bëhet sistemit të kalbur të shëndetësisë. Pasi erdhi nga Amerika me dëshiren për të kontribuar dhe për të dhënë më të mirën për vendin e tij, ai mori nga Qeveria Shqiptare eksperiencën e një të arrestuari.

I nderuar dhe i shumë respektuari dr.Luan Dragusha ju falenderoj pafundësisht për punën dhe përkushtimin me të cilin ju punuat në Shkodër. Rrallë ndeshemi me mjek kaq profesionistë dhe human si ju!

Qeveria Shqiptare ju vlerësoi në mënyrën më të shëmtuar të mundshme! Pushtetarët sot, përkrahin të fortët, të paaftët, bandat e krimit dhe drogës. Për vendin jeni vlerë e shtuar por u kthyet në kohën e gabuar.

Me shpresën se vendimin do ta rishikoni në një të ardhme, ka mbetur vetëm t’i lutemi Zotit që të jemi shëndosh e mirë, sepse mjekët po braktisin vendin cdo ditë e më shumë.

Luan Dragusha #respekte



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti