Showbiz13 Shtator 2019, 13:48

Lady Gaga dyshohet se ka një lidhje të re me  Dan Horton

Shkruar nga Pamfleti
Lady Gaga dyshohet se ka një lidhje të re me  Dan Horton

Dyshimet mbi një lidhje të mundshme mes  Lady Gaga dhe  Dan Horton po nisin të qarkullojnë, pasi dyshja është parë në një lokal të  Los Angeles teksa putheshin.

Në storie-t që ka nxjerrë në Instagram, ylli i popit ka shpërndarë foto të një tavoline të shktruar për darkë me atmosferë romantike, krijuar nga dy qirinj dhe dy gota. Ajo që ka rëndësi është mesazhi i këngëtares, e cila shkruan”I veçanti Dan Horton” me shumë zemra të kuqe. 37 vjeçari është një teknik zëri dhe bashkëpunon me  Miss Germanotta dhe në të kaluarën ka punuar edhe me Camila Cabello, Justin Timberlake e Bruno Mars.

Lady Gaga është single që nga shkurti, pas mbarimit të historisë me Christian Carino që zgjati dy vjet.

Tani mungon vetëm zyrtarizimi i lidhjes së re…

Showbiz Lady Gaga