Kosova 5 Nëntor 2022, 09:46

Lajçak i kërkon Vuçiçit të përmbahet: Diskutim i gjatë dhe i vështirë, dhuna duhet të shmanget

Shkruar nga Pamfleti
Lajçak i kërkon Vuçiçit të përmbahet:

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka treguar se mbrëmë ka qëndruar për vizitë në Serbi ku ka zhvilluar një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Lajçak ka thënë se gjatë takimit me të parin e Serbisë kanë zhvilluar një diskutim të gjatë dhe të vështirë me kreun e shtetit serb.

Sllovaku ka thënë se llogarit në sjellje të përgjegjshme të të gjithëve për të treguar përmbajtje për sigurinë dhe stabilitetin.

“Dhuna duhet të shmanget. U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të mbahen dhe të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajçak.

Para dy ditësh ai takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Berlin në Samitin për Ballkanin Perëndimor.

Long and difficult, but fair discussion with @predsednikrs @avucic last night.

I count on the responsible behavior of all to show restraint for security and stability. Violence must to be avoided.

Agreed that all Dialogue agreements have to be upheld and fully implemented. pic.twitter.com/8wUnW7nR0t

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 5, 2022

 

Prishtine Aleksandar Vuçiq dialogu Kosovë-Serbi Miroslav Lajčák

Kosova