Kosova29 Dhjetor 2022, 22:49

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi beson se tensionet në Veri janë të larta përkundër se barrikadat janë larguar.

Ai po ashu ka thënë se nuk duhet të lejohet që situata të kthehet në ndonjë krizë tjetër.

“Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme tani është që të mos lejohet që situata të kthehet në një krizë tjetër dhe është e rëndësishme që liderët e Kosovës dhe Serbisë të fillojnë të krijojnë një atmosferë të favorshme për diskutime produktive për normalizimin e marrëdhënieve”, është shprehur Lajçak për Politico.

Për 18 ditë në Veriun e Kosovës kanë qëndruar barrikadat. Ndërkohë të enjten e 29 dhjetorit janë larguar pjesa më e madhe e tyre.

Ky zhvillim erdhi pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që ish-policit serb, Dejan Pantiq t’i lejohet arresti shtëpiak.

Më pas, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka kërkuar që barrikadat të largohen.

Por Kosova dhe Serbia janë larg një marrëveshjeje finale. Lajçak ka thënë se nëse vazhdojnë përplasjet atëherë afatet e marrëveshjeve nuk mund të realizohen.

Prishtine

Kosova