Aktualitet25 Shtator 2019, 13:25

Lajm i Fundit/ Edi Rama takon presidentin e SHBA, Donald Trump

Shkruar nga Pamfleti

Lajm i Fundit/ Edi Rama takon presidentin e SHBA, Donald Trump

Edi Rama ka zhvilluar sot takim me presidentin e SHBA, Donald Trump. kryeministri e  ka postuar foton në rrjetet sociale, duke e konsideruar si foto e ditës.

Prej dy ditësh ai ndodhet në SHBA në kuadër të takimeve që po zhvillohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.

Largimi i tij ka ardhur në një ksituatë kritike në vedns, pas goditjeve të fuqishme të tërmetit, përmbytjeve nga moti i keq dhe tryezës më të rëndësishme për Reformën Zgjedhore.

Kjo mungesë e kryeministrit huk është pritur aspak mirë nga opozita, e cila e ka cilësuar veprimin e tij si një arratisje nga përgjegjësitë.

Kjo është fotoja e parë që Kryeministri Edi Rama ka me presidentin amerikan, Donald Trump. Në takimet e mëparshme, kryeministri ia ka dalë vetëm të postojë foto “rrëmbyerazi”, por asnjë pozë si kjo e tanishmja.

Kryeministri Edi Rama është akuzuar nga opozita se marrëdhëniet e tij me SHBA dhe Trump janë në kuota minimale, pas akuzave që Rama bëri për Trump live në ekranin e CNN gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet