Aktualitet16 Shtator 2019, 12:39

Lajm i Fundit/ Emërohet kreu i ri i prokurorisë Mat (emri)

Shkruar nga Pamfleti
Lajm i Fundit/ Emërohet  kreu i ri i prokurorisë Mat (emri)

Lajm i Fundit/ Emërohet kreu i ri i prokurorisë Mat (emri)

Emërohet kreu i ri i Projurorisë së Matit. Në krye të kësaj prokurorie është zgjedhur prokurori.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur sot me 8 vota pro, Abaz Muçën pranë Gjykates së Shkallës së parë Mat.

Ai zëvendëson në këtë detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, Hysni Vata, i cili është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më datën 9 Shtator.

Nga hetimet ka rezultuar se nga analiza financiare,Vata ka patur balancë negative dhe mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive.

DSIK ka konstatuar papërshtatshmërinë e prokurorit Vata për vazhdimin e detyrës, ndërkohë që ONM i ka referuar Komisionit disa gjetje për hetimet e aksidenteve në punë në minierën e Bulqizës.

Gjithashtu në Dibër kanë nodhur ndryshime gjatë ditës së sotme.  Me 8 vota pro miratohet caktimi i përkohshëm të prokurorit Rifat Kojku në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Aktualitet