Politike14 Tetor 2019, 13:03

Lajm i Fundit/ Komisioni i Venecias publikon raportin për shkarkimin e Metës: Presidenti tejkaloi kompetencat

Shkruar nga Pamfleti

Lajm i Fundit/ Komisioni i Venecias publikon raportin për shkarkimin e Metës: Presidenti tejkaloi kompetencat

Këtë të hënë Komisioni i Venecias publikoi raport-opinionin në lidhje me interesimin e Kuvendit të Shqipërisë për çështjen e shkarkimit ose jo të Presidentit Ilir Meta pas dekretit që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit.

Komisioni ka dalë në konkluzionin se shkarkimi i Presidentit nuk mund të justifikohet. Venecia është shprehur se edhe pse ka tejkaluar kompetencat me shtyrjen e zgjedhjeve lokale, sërish nuk mund të flasim për shkarkim.

“Në përgjigje të kërkesës për një mendim nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Komisioni i Venecias arrin në përfundimin se, në mungesë të një dispozite ligjore për këtë çështje, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore në një situatë e cila plotëson kriteret për marrjen e masave emergjente. Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike – ad-hoc – për të shtyrë zgjedhjet”, thuhet në opinionin e Venecias, i cili mban datën 14 tetor.

Kujtojmës se Presidenti Meta anuloi 30 qershorin si datë e Lokaleve 2019 më 8 qershor, ditën e protestës së tetë kombëtare antiqeveritare të opozitës.

Opozita kishte bojkotuar Parlamentin, kishte hequr dorë nga mandatatet parlamentare dhe ndodhej në protestë prej 4 muajsh për të larguar kryeministrin Rama dhe rrëzuar qeverinë e tij, të akuzuar prej saj për vjedhje votash dhe lidhje me krimin e organizuar.

Ajo kishte deklaruar që nuk merrte pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, madje do të pengonte zhvillimin e tyre me mosbindje civile.

Sipas opinionit të ekspertëve të Komisionit të Venecias, “shpallja e situatës së jashtëzakonshme bëhet në bazë rregullash të përcaktuara në Kushtetutë dhe me konsensus politik, i cili do të bënte të mundur krijimin e një baze ligjore ad hoc, ”rregulla që nuk u ndoqën në rastin e anulimit të datës 30 qershor nga Presidenti Meta.

Opinioni final i Komisionit të Venecias

codramol
smile

Politike