Sport10 Tetor 2019, 15:19

Lajm i madh: Partizanit tregon se kur del Teqja nga spitali

Shkruar nga Pamfleti
Lajm i madh: Partizanit tregon se kur del Teqja nga spitali

Një lajm i mrekullueshëm është shpërndarë nga faqja zyrtare e Partizanit në “Facebook”. Klubi ka bërë me dije se gjendja shëndetësore e portierit është e mirë dhe shumë shpejt pritet të lërë spitalin e traumës.

NJOFTIMI – “Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjestari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës.

“Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit”, – shkruhet në njoftim.

Sport Aldo Teqja Partizani