Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Një automjet dhe një motor janë përplasur në rrugën “Besim Fagu” e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit. Ai është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik, ndërkohë që është shoqëruar drejtuesi i mjetit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rreth orës 18:33 në rrugën “Stavri Themeli” motoçikleta me drejtues M.M ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të humbjes së kontrollit të motoçikletës.