Aktualitet 3 Tetor 2019, 18:20

Drejtuesit e BE, thirrje njëzëri vendeve anëtare: Hapni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Pamfleti
Drejtuesit e BE, thirrje njëzëri vendeve anëtare: Hapni

Pas Gjermanisë që dha “OK” zyrtar pas votimit në Bundestag për çeljen e negociatave me Shqipërinëm një tjetër lajm I mirë vjen nga Evropa.

“Hapni negociatat me Shqipërinë”. Kjo është kërkesa e bërë sot përmes një letre nga drejtuesit e Bashkimit Europian, drejtuar vendeve anëtarë. Presidenti i KiE, Donald Tusk, Juncker, Von der Leyen, Sassoli kërkuan që Shqipërisë dhe Maqedonisë së t’i hapen negociatave, në një kohë kur vendimi jepet më 18 tetor.

Kujtojmë se përveç Gjermanisë kanë qenë të shumta shtetet që kanë thënë “PO” për negociatat edhe pse vazhon të ketë rezistencë nga Franca dhe nga Holanda që kanë qenë dhe vijojnë të jenë skeptike të politikave të zgjerimit në BE.

Letër e përbashkët e Presidentëve Tusk, Sassoli, Juncker dhe Von der Leyen për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë:

Të dashur kolegë,

Qershorin e kaluar u pajtuam të arrinim një vendim të qartë dhe thelbësor për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë jo më vonë se tetori 2019. Bashkimi Evropian qëndron para një zgjedhjeje strategjike. Nëse BE vendos tani për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një provë e aftësisë së Bashkimit për të përmbushur premtimet e saj dhe për të parë të ardhmen. Bota jonë po pëson ndryshime të shpejta. Nëse BE do të ruajë rolin e saj ndërkombëtar dhe të mbrojë interesat e saj, ndërmarrja e një hapi drejt integrimit të atyre vendeve evropiane që kanë shprehur interes dhe kanë përmbushur kërkesat për fillimin e procesit të pranimit do të ndihmojë në arritjen e kësaj. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë atë që u kërkuam të bënin. Arritja e kësaj kërkonte një përpjekje të konsiderueshme nga qytetarët e tyre, për të cilët perspektiva evropiane ka qenë një burim i shkëlqyeshëm i motivimit dhe vendosmërisë. /Pamfleti

Aktualitet