Lajmi i “jetës” për tullacët! Shkenca bën zbulimin më të madh të kohërave

Në vitin 2014, shumë shkencëtarë kanë arritur t’ia kthejnë shikimin të verbërve dhe dëgjimin të shurdhërve, por ende nuk kemi arritur të zbulojmë një mënyrë për parandalimin e rënieve të flokëve. Sidoqoftë, viti 2015 na dëshmon të kundërtën, pasi që hulumtuesit e Spanjës besojnë se e kanë gjetur një mënyrë për rritjen e reja të flokëve duke e përdorur sistemin mbrojtës të imunitetit të trupit për t’i stimuluar qelizat steaminale në lëkurën përreth.

Teknologjia me qeliza steaminale po përdoret për çdo gjë, duke filluar nga tretmani i HIV-it për ta larguar sëmundjen neurodegjeneruese. Pra, përse të mos përdoret edhe për një problem kaq të zakonshëm, siç është rënia e flokëve?

Sipas një konference të fundit për shtyp, shkencëtarët e kanë zbuluar një mënyrë për t’i manipuluar makrofagat, lloj i caktuar i qelizave të bardha të gjakut, në gjëndra reaktive të flokëve. Rezultati i kësaj? Jo më rënie e flokëve!

Pavarësisht se studimi është kryer te minjtë, Dr. Mirna Perex-Moreno, udhëheqësja e këtij hulumtimi, dhe ekipi i saj besojnë se rezultate të njëjta mund të aplikohen edhe te njerëzit.

Studimi është ende në fazat e hershme, megjithatë pritet që të përdoret si trajtim për rënien e flokëve, dukuri e cila shkaktohet nga predispozitat gjenetike dhe hormonet.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti