Aktualitet20 Qershor 2019, 14:40

Lamallari sqaron ndryshimet penale, krimi elektoral dënohet me burg e heqje anullim pasaporte

Shkruar nga Pamfleti
Lamallari sqaron ndryshimet penale, krimi elektoral dënohet me burg e heqje

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfor Lamallari, komentoi zhvillimet e fundit politike, nga përplasjet në KZAZ-të e disa bashkive deri te protesta e nesërme e opozitës. Lamallari paralajmëroi burg 5 deri në 7 vite për personat e proceduar pas përplasjeve nëpër KZAZ, si dhe marrjen e pasaportave për një periudhë të caktuar, duke iu hequr mundësinë e lëvizjes jashtë Shqipërisë. Sa i takon protestës së nesërme të opozitës, zv.ministri u shpreh se çdo element dhune është në shkelje të hapur me ligjin dhe duhet ndëshkuar.

“Nuk mund të them sa persona janë proceduar, puna është në vijim, po punohet dhe me materialet e mbledhura për ndërmarrjen e hapave të tjera proceduriale. Këta persona rrezikojnë dënimet që parashikon Kodi Penal, që janë 5-7 vite burg, si dhe mund t’iu merret pasaporta për të lëvizur jashtë vendit për një periudhë të caktuar kohe. Çdo element dhune është në shkelje të hapur të ligjit dhe duhet ndëshkuar. Çdokush që do të protestojë sipas lirive demokratike dhe ligjit në fuqi, është në të drejtën e tij, por policia është aty për të siguruar mbarëvajtjen e protestën dhe për të parandaluar akte të dhunshme”, shtoi ai.

Aktualitet