Presidenti i Tiranës, Refik Halili, i ftuar për të folur live në Supersport është kapur keq me Astrit Hafizin. Trajneri shkodran ka kritikuar menaxhimin e Tiranës ndër vite nisur dhe nga largimi i fundit i Nevil Dedes para ndeshjes, ndërsa numri një i klubit nuk ka duar dhe ka ofenduar hapur Hafizin.
Ai ka thënë se Hafizi për shkak të të kaluarës së tij, nuk mund të shkojë dot në Shkodër, pasi e hedhin nga ura e Bunës.
“Astrit Hafizi ka paguar kredinë me paratë e mia. Ai ka ardhur në ambientin tim dhe ka ngrënë e ka pirë. E kam pritur gjithmonë mirë.
“Ka qëndruar me muaj dhe me ditë tek unë. Hafizi nuk e lejojnë të kalojnë as Urën e Bunës në Shkodër se e hedhin. E paguajnë të flas keq për mua dhe Tiranën”, – tha Halili në një ndërhyrje në emision.