Showbiz16 Korrik 2019, 16:22

Ledri Vula së shpejti baba? Miku i tij i nxjerr sekretin

Shkruar nga Pamfleti
Ledri Vula së shpejti baba? Miku i tij i nxjerr sekretin

Ledri Vula së shpejti baba? Miku i tij i nxjerr sekretin

Këngëtari i njohur shqiptar Ledri Vula pak ditë më parë festoi 33 vjetorin e lindjes në një festë së bashku me miqtë e tij. Siç dihet prej kohësh kanë qarkulluar lajme se ai është në një lidhje me një vajzë që quhet, Sara Hoxha, e cila shpesh herë është parë në të njëjtat ambiente si reperi.

Prej kohësh, Ledri ka shprehur dëshirën për tu bërë baba dhe lidhur me këtë deklaratë të tijën është pyetur së fundmi në emisionin “Sonte”, ku ka treguar se e ka nisur punën.

Teksa Dj Gramafon ka qenë duke folur për ndjesinë e të qënurit baba, Ledri ka thënë: “Duke e parë këtë sa i lumtur është me djalin ma ka shti edhe mua në qejf”, teksa gazetarja e pyeti se kur do të bëhet baba, miku i tij i nxori sekretin: “tu e dhez unë, n’cevë osht’’, ka thënë Gramafon duke lënë të kuptohet se shumë shpejt Ledri mund të bëhet baba.

Showbiz Ledri Vula së shpejti baba? Miku i tij i nxjerr sekretin