Sport15 Shtator 2019, 21:53

Legjenda e Barcelonës e tepron: Ik q*u gjyqtarit!

Shkruar nga Pamfleti
Legjenda e Barcelonës e tepron: Ik q*u gjyqtarit!

Viktor Valdez ka debutuar ditën e sotme si trajner i të rinjve të Barcelonës, në ndeshje që skuadra e tij arriti të fitonte me rezultatin 1-0 ndaj Zhironës. Skuadra e Valdez, i është falur golit të shënuar nga Niko Gonzalez, ndërkohë që në aspektin personal nuk ka një kujtim të bukur nga ky debutim.

Në një moment të takimit, gjyqtari ka akorduar një faull për kundërshtarin, ndërkohë që reagimi i Valdez ka qenë plotësisht i gabuar. Ai ka ofenduar arbitrin e ndeshjes, duke i thënë “ik q…”, gjë e cila ka shkuar deri në veshin e gjyqtarit.

Ai i ka treguar kartonin e kuq gjyqtarit duke e detyruar ta shohë ndeshjen nga tribuna dhe tashmë, pritet që të ketë edhe masa për ish-portierin e Barcelonës, që me katalanasit kishte fituar gjithçka.

Sport Victor Valdes