Sport26 Mars 2018, 16:56

Legjenda e ekipit kombëtar Edvin Murati i del kundër Panucit: Shiritin e kapitenit duhet ta ketë një lider

Shkruar nga Pamfleti
Legjenda e ekipit kombëtar Edvin Murati i del kundër Panucit: Shiritin

Legjenda e ekipit kombëtar Edvin Murati i del kundër Panucit: Shiritin e kapitenit duhet ta ketë një lider

Edvin Murati, legjendë e ekipit Kombëtar, foli për mikrofonin e Supersport para miqësores me Norvegjinë, ku preku edhe çështjen e shiritit të kapitenit në ekip.

Kapiteni është figurë e rëndësishme dhe duhet të ketë të gjithë respektin e lojtarëve. Në kohën tonë, Rudi Vata ishte një lider. Ai që mban shiritin është shumë i rëndësishëm, dhe duhet të ketë rolin e liderit. Nuk mendoj se prezencat vendosin se kush është kapiten. Roshi është një lojtar shumë i mirë, por në fushë ke Xhakën, Hysajn apo pse jo edhe Strakosha. Strakosha ka një të ardhme të madhe dhe pse të mos jetë kapiten. Për mua duhet të jetë Hysaj kapiten, por vendos Panuçi. Ekipet skandinave janë të forta. Norvegjia ka respektin tonë, por ne duhet ti mundim”

Sport Legjenda e ekipit kombëtar Edvin Murati i del kundër Panucit: Shiritin e kapitenit duhet ta ketë një lider