Sport 6 Dhjetor 2018, 14:24

Legjenda gjermane bën analizë, tregon senatorët që duhet të largoheshin nga Bayern

Shkruar nga Pamfleti
Legjenda gjermane bën analizë, tregon senatorët që duhet

Bayern Munich po paguan çmimin e bërjes së një gabimi të madh në verë, mosrinovimin e skuadrës, e cila është e plakur. Kështu thotë Lothar Matthaus. Gjigantët e Bundesligës kanë gëzuar një epokë suksesi të pakrahasueshëm, me gjashtë tituj të njëpasnjëshëm kampioni në Gjermani.

“Bayern Munich e ka dominuar kampionatin gjerman në gjashtë vitet e fundit. Bundesliga është gjithmonë një projekt shumë interesant, kemi mjaft lojtarë të mirë. Dhe me siguri, ekipi më i mirë në Gjermani është Bayern Munich i gjashtë viteve të fundit.

“Aty janë futbollistët, që kanë luajtur për gjashtë vitet e fundit, si Arjen Robben, Franck Ribery, Jerome Boateng, Thomas Muller. Edhe më shumë. Gabimi më i madh që Bayerni bëri para nisjes së këtij sezoni ishte se nuk bëri ndryshimin e nevojshëm në grupin e lojtarëve”.

Sport