Sport 2 Prill 2018, 19:55

Leo Mesi e pranon hapur: Argjentina ime nuk është favorite për Kupën e Botës, ja kush e merr trofeun

Shkruar nga Pamfleti
Leo Mesi e pranon hapur: Argjentina ime nuk është favorite për

Leo Mesi e pranon hapur: Argjentina ime nuk është favorite për Kupën e Botës, ja kush e merr trofeun

Sulmuesi më i mirë në botë, ylli i kombëtares së Argjentinës, Lionel Mesi, ka dhënë një intervistë për mediat argjentinase, ku ka folur për kampionatin botëror ‘Rusi 2018’, ndërsa nuk e ka fshehur se synon triumfin me Argjentinën. 5 herë fituesi i Topit të Artë pranon se gara për të ngritur Kupën e Botës nuk do të jetë aspak e lehtë, ndërsa nxori edhe emrat e tri skuadrave favorite. “Synimi jonë është të shkojmë në finale dhe ta fitojmë atë. E dimë shumë mirë që për ta arritur, duhet të luftojmë shumë në çdo ndeshje, njëkohësisht shpresojmë që këtë herë të fitojmë, ndryshe nga finalja e Brazilit. Personalisht mendoj se 3 kombëtaret favorite për ta fituar kompeticionin, janë Spanja, Brazili dhe Gjermania”, tha “Pleshti” argjentinas.

Futbolli është pasioni dhe dashuria e tij dhe nuk e fsheh se dëshiron të fitojë gjithmonë. Përsa i përket të ardhmes, Mesi dëshiron që të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit edhe për shumë vite, ndërsa thotë se e mendon ende të largët, datën e tërheqjes nga ky sport. “Jam i vetëdijshëm që një ditë do të më duhet të largohem nga ky sport, por deri sa të mbërrijë ky moment, dëshiroj të vazhdoj të luajë dhe të fitojë sa më shumë tituj të jetë e mundur”, theksoi më tej Mesi. /Pamfleti Sport

Sport