Sport 9 Korrik 2019, 19:06

Lerda flet si “dem”: Qarabagu të na gjejë pikat e dobëta

Shkruar nga Pamfleti
Lerda flet si “dem”: Qarabagu të na gjejë pikat e

Partizani nis nesër zyrtarisht sezonin e ri. Kampionët e Shqipërisë do të presin Karabakun në ndeshjen e parë të turit eliminator të Champions Ligës. Franko Lerda do të debutojë në stolin e “demave” dhe shpreson ta nisë mbarë.

FORMACIONI – “Formacionin e kam në kokë, mund të kem ndonjë dyshim. Në tërësi e kam vendosur. Trashi? Luan Partizani, ai është pjesë e ekipit. Ata që kanë ardhur nuk janë në formën e tyre më të mirë. Në numër janë të shumtë. Mund të jetë prezent në fushë ndonjë prej lojtarëve të ardhur”.

KUNDËRSHTARI – “Karabakun e kam parë, më shumë se një herë. Janë ekip i fortë, kanë dalë gjashtë herë kampion radhazi. Janë një skuadër shumë e fortë dhe e respektojmë maksimalisht. Gjithsesi kemi shumë besim në vetvete. Rezultatin nuk e di, pres një paraqitje të mirë. Rezultatin e vendos fusha”.

OBJEKTIVI – “Kualifikimi, surprizë? Të shohim, të luajmë ndeshjen e parë. Pastaj do të bëjmë llogaritë. Ndeshja e kthimit varet nga ajo që do bëjmë nesër. Do e shohim si ndeshje të vetme, fokusi është te sfida e nesërme”.

Sport