Editorial15 Tetor 2019, 18:34

Lexojani Macronit Marin Barletin

Shkruar nga Pamfleti
Lexojani Macronit Marin Barletin

Lexojani  Macronit Marin Barletin

Rreth 550 vjet më parë, Europa po sulmohej. 10 vjet pas vdekjes së Skenderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t’u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës për t’u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.

Historia botërore e ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën…

Shikoni nga bedenat e kështjellës hordhitë osmane që zbardhin fushat përreth me çadra e ushtarë. Mësoni se si ishin përgatitur jeniçerët e si topat bombardues u futën në historinë e luftërave. Mrekulloheni duke lexuar se si një grusht luftëtarësh  thyen sulmet e egra të qindra e mijëra ushtarëve armiq.

Sulltani i mundur detyrohet të tërhiqet, por Shkodrën e mban të rrethuar, derisa në fund Senati i Venedikut ia dorëzon atij si një ultimatum paqeje…

Atëherë, shkodranët të zhgënjyer zgjedhin mërgimin për të mos u dorëzuar dhe lundrojnë përmes Adriatikut për në portet e sigurta të Venedikut.

Editorial Lexojani  Macronit Marin Barletin