Shiu i dendur i cili prej orësh nuk pushon ka shkaktuar probleme të shumta në disa qytete të vendit.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Në lagjen e ish-ushtarakut në Librazhd ka pasur rrëshkitje dheu dhe qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre.
Si pasojë disa banesa kanë pësuar dëme në ujësjellës dhe energji elektrike, ndërkohë që themelet janë të rrezikuara si pasojë e dheut që gërryet çdo ditë e më shumë. Po punohet për riparimin e defekteve.