Mjaft me heshtje e nënshtrim, duhet shporrur kushdo që i kundërvihet platformës së SHBA për Shqipërinë/ Nëse Ilir Meta nuk vetë-largohet “me qetësi e dashuri”, populli e ka “mandatin” e të drejtës për ta hedhur nga kangjellat; sepse gangua i pangopur e i pamëshirshëm, po izolon e shkatërron shqiptarët, për të mbajtur peng Shqipërinë; prandaj, po përdor profilin e kreut të shtetit, për të shpëtuar lëkurën dhe pasurinë e vjedhur; ose më saktë, zullumin që nuk mund ta mbrojë e shpëtojë dot më, si në këto 28 vite
Sulmi pervers, i presidentit Ilir Meta kundër SHBA, është akti më i shëmtuar, që kreu i Shtetit Shqiptar, ka bërë në 22 vitet fundit, kopje e sulmit “anti-amerikan” të Enver Hoxhës në vitet 1946-’47 dhe e çmendurisë së Sali Berishës në vitin 1997.
Janë të njëjat motive, në të tre rastet e këtyre tre “tribuve të zinj” të 75 viteve të fundit: Mbrojtja e vazhdimi i sundimit “perandorak” dhe shpëtimi, nga ndëshkimi për krimet e kryera.
Siç dihet, Enver Hoxha, në emër të “lugës së floririt” dhe të gjoja “rrezikut amerikan”; mashtroi, manipuloi e detyroi popullin me dajak, ta brohoriste në aventurën e tij çmendarake anti-SHBA, me pasojë izolimin shkatërrues.
E po kështu, “president trimi” Sali Berisha, në janar-qershor 1997, kishte nën gjunjë parlament-bandën me 124 deputetë “jeniçerë”, administratën, policinë, ushtrinë, SHIK-un e 50 grupe kriminale, që ulërinin si të çakërdisur kundër SHBA.
Ndërsa hajduti i floririt dhe i 40% pasuri kombëtare, Ilir Meta, pasi ka plaçkitur “male” me pasuri; urrehet nga gjithë populli, duke mbetur vetëm me gruan me 2-3 langoj, në aventurën groteske kundër SHBA-së, por ama, nga posti i presidentit; paramenduar qëllim-keq, për cënimin e raporteve Shqipëri-SHBA.
Vetëm 3 orë pas deklaratës së SHBA, për referimin në Komisionin e Venecias, të çështjes së Gjykatës Kushtetuese; dhe pas shkarkimit të “besnikut” Besnik Muçi; presidenti Ilir Meta, humbi kontrollin mendor, doli në “pedonalen” e presidencës, nderoi gardistin ushtarakisht dhe lëshoi sulme me shpërfillje, presione e fyerje kundër SHBA-BE.
Madje, me gjuhë prej mafiozi “VIP” në punë trafiqesh droge, i tregoi Ambasadës së SHBA; se “Rruga e Elbasanit, të çon në Xibrakë e jo në demokraci e BE”; ndërkohë që me 3 ministrat dhe drejtorët e tij, bashkëshortes së “shefit” të Xibrakës dhe nipit të “ekuvalentit anti-SHBA” të 45 viteve diktaturë, i ka dhënë 200 milionë lekë sponzorizime ilegale.
Kujtojmë, se në datën 11 qershor 2019, kur SHBA reagoi kundër vendimit për ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit; presidenti Ilir Meta(staza), i bëri karshillëk denigrues SHBA-s, duke e “këshilluar” të shkonte të monitoronte zgjedhjet në Korenë e Veriut.
Një tjetër karshillëk mafioz e sfidues; i ka bërë SHBA-së në vitet 2009-2010, kur Ilir Meta(staza) ishte Zv/kryeministër dhe Ministër i Jashtëm dhe emëroi e maskoi me mandat “Kryekëshilltar Diplomatik”, Almir Rrapon, kreun e një bande me aktivitet pengmarje, pastrim miliardash, vrasje e trafik droge; i super-kërkuar nga drejtësia amerikane.
A duhet lënë më, President Republike; ky gango me gjendje psiqike i çmendur, që natën certifikoi një nga shefat e KGB, si ambasador të Rusisë në Tiranë; ndërsa ditën del e sulmon SHBA, pse po zhduk drejtësinë e kalbur, që do ta çoj në “suitat” e Rrecit?
A mund të lihet më President Republike, një kapobandë si Ilir Meta; që përdori Selinë e Shtetit Shqiptar, si strehë e stacion tranzit, për arratisjen e Gruveskit, dënuar në burg me “bekimin” e SHBA?
Vërsulja primitive e Ilir Metës, kundër platformës armerikane në drejtësi, është shfryrje e krizës së tij psiko-penale, për faktin se me shkrirjen e KLD dhe rrëzimin e Besnik Muçit; i humbi shpresat, që në Kushtetuese, Gjykatë të Lartë, SPAK e BKH; të ketë më “Shpresa Beçaj”, për ta shpëtuar nga shkarkimi, prangat dhe sekuestrot e pasurive të vjedhura
Ky është sinjal, për të treguar, se ne shqiptarët e “anti-amerikanizmit” të imponuar prej regjimit të Enverit të vitve 1947-1990 dhe toleruesit e anti-amerikanizmit të Berishës së viteve 1994-1997; nuk jemi dhe nuk do jemi as të heshturit sehirxhinj, përballë djallëzisë anti-amerikane, të perversit të kriminalizuar Ilir Meta e bandës së tij “berishiane”.
Ne Shqiptarët e marrë peng, nga mafia partiake PD, PS, LSI, kemi 1 alternativë dhe 1 synim: Krahë Amerikës dhe brenda BE.
Këto synime e rrugë të vetme, Ilir Meta po mundohet t’i sabotojë e shkatërrojë sa të mundet, deri dje me korrupsion e krim shtetëror; ndërsa sot, duke sulmuar SHBA-BE-në, si president e jo si bandit që do gjykohet.
Ndaj, emergjencë shpëtuese për Shqipërinë, është shporrja e Ilir Metës nga Presidenca dhe e cilitdo vemje politike, që i kundërvihet platformave mbështetse të SHBA në Shqipëri.
Nëse vonesa e shkarkimit të Ilir Metës, nga “Parlament pupaci” i Edi Ramës, ka ndonjë pazar të nëndheshëm; atëherë, përballë kësaj pabesie, është mision i popullit, që presidentit anti-amerikan, t’i’ kërkoj largimin “me qetësi e dashuri”.
Në të kundërt, populli e ka “mandatin” e të drejtës, për ta nxjerrë e përzënë Ilir Metën nga zyra, të cilën e ka kthyer në gjiriz të mafies e anti-amerikanizimit e anti-BE.
Populli duhet ta largojë, i motivuar edhe nga fakti, se presidenti si përfaqësues i unitetit të popullit, nuk është zgjedhur nga populli dhe nuk përfaqëson realisht vullnetin e shqiptarëve.
Krye-horri i Presidencës, nuk ka asnjë votë e grimë respekti të popullit; mbasi është emëruar nga kryeministri Rama, në pazar pushtetesh; përkundër politikës integruese amerikane, dhe duke shpërfillur urrejtjen e shqiptarëve për të./Pamfleti