Aktualitet13 Shtator 2018, 13:59

Ligj Sporti i hartuar nga deputetët mafiozë dhe ministre-parukeria, detyrojnë sportistin të paguajë për t’u regjistruar

Shkruar nga Pamfleti
Ligj Sporti i hartuar nga deputetët mafiozë dhe ministre-parukeria,

Ligj Sporti i hartuar nga deputetët mafiozë dhe ministre-parukeria, detyrojnë sportistin të paguajë për t’u regjistruar në gara

Duket e habitshme por është e vërtetë. Që të futesh në një garë sportive nuk mjafton vetëm të jesh pjesë e një klubi me patjetër, por duhet që privatisht të pagush kuotën e pjesëmarrjes në garë. Një paradoks të tillë në një vend të varfër vetëm në Shqipëri mund ta gjesh, askund tjetër në planet. Pse? Sepse vendet, cilatdo qofshin ato, kanë politikat e tyre kombëtare për zhvillimin e sportit.

Në Shqipëri ka vetëm paradokse e cudira. Është hartuar një Ligj për Sportin që pretendohet se do të zgjidhë hallet e sportistëve dhe klubeve sportive në Shqipëri, sidomos të sportistëve elitarë. Por në realitet ky ligj nuk zgjidh asgjë. Ka vetëm ndryshime të emërtimeve, por nuk ndryshon fenomeni, apo që të përmirësohet cilësia, përkundrazi.

 Më parë në ligj përmendej termi “sportist i nivelit të lartë”, ndërsa tani e kanë zëvendësuar me “sportist elitar”. Në thelb ka një ndryshim emërtimi, por nuk ndryshon fenomeni, pasi ky zëvendësim nuk e përmirëson jetën e sportit dhe sportistve në Shqipëri. Kështu është kur Ligjin për Sportin e bëjnë deputetët mafiozë dhe e miraton ministre-parukeria Lindita Nikolla, ministria më e dështuar e Edi Ramës në 5 vjet qeverisje të tij.

Në sportet individuale djemtë dhe vajzat paguajnë të marrin pjesë në gara. Se kështu thotë ligji. Këta nuk kuptohet, duan zhvillimin e sportit apo shkatërrimin e tij?!

Kjo pasi fëmijët e prindërve shqiptarë që ushtrojnë sport janë të varfër, nuk kanë para dhe nuk kanë mundësi financiare të paguajnë për t’u regjistruar në garë. Shuma prej 10 mijë lekësh ose dicka më shumë për cdo sportist mund të jetë simbolike, por në kushtet ku operon sporti shqiptar, kjo është një barrë për sportistin i cili nuk firmos asgjëkundi për të përfituar qoftë dhe një trajtim ushqimor. Sepse në Shqipëri, edhe po të regjistrohesh si sportist në ndonjë klub duhet të gjesh mik ose të jesh i përkëdhelur nga partia.

Njerëzit që e kanë hartuar këtë ligj kanë qenë deputetë hajdutë, mafiozë dhe antisport. Këtyre u është shtuar MARS, e kryesuar nga Nikolla, e cila as e ka haberin nga sporti e jo më të hartojë politika për zhvillimin e tij. Të gjithë e kanë mendjen si të zhvasin, kurse sportistët po e braktisin përditë sportin dhe Shqipërinë.

Nuk mund të ketë garë për ngjyrat kombëtare kur stomaku është bosh, por Lindita Nikolla nuk e kupton këtë. As deputetët e inkriminuar të parlamentit shqiptar, që thellojnë trurin e tyre vetëm si të vjedhin nga tenderat publikë dhe pasuria kombëtare. Prandaj sporti ka mbaruar në këtë vend dhe nuk mund të flitet për aktivitete sportive serioze.

Ministrja e Sportit e ka mendjen te parukeritë e jo te hallet e sportit e të sportistëve, kurse drejtuesit e federatave bëjnë plane si të organizojnë e financojnë fushatat e partive, të fusin para në xhepin e tyre, kurse sportin për të cilin paguhen e trajtojnë si “bishti i kavallit”. /Pamfleti Sport

Kryesore