Ligji nr. 7501 datë 19 korrik 1991, kopje e ligjit nr.108, datë 29 gusht 1945, të dy zhvatën pronarët legjitim

Ligji nr. 7501 datë 19 korrik 1991, kopje e ligjit nr.108, datë 29 gusht 1945, të dy zhvatën pronarët legjitim

PS propozoi: “Toka 10 vjet në përdorim”, por PD këmbënguli: “Toka t’i falet kooperativistëve dhe fermerëve, sipas frymëve”

Ligji nr. 7501, datë 19 korrik 1991, i cili gjatë 27 viteve të zbatimit ka shkaktuar afro 8000 viktima dhe mijëra shkatërime pasurie, hasmëri e shpërbërje familjesh është hartuar nga Qeveria e Stabilitetit PD-PS-PR-OMONIA (1991. Ligji famëkeq, u votua në parlament në emër “të kthimit të pronës pronarëve legjitimë të sekustruar në vitin 1945”, por realisht nuk kishte këtë objekt, mbasi realiteti tregoi se zbatimi i tij, nuk u ktheu pronat pronarëve legjitimë, por e futi procesin dhe të drejtën e pronës, në një labirinth pa krye, me konflikte gjyqësore e njerëzore mes palëve pronarë-fshatarë përfitues-shtet.

Gjithë procesi, me bazë zbatimin e Ligjit nr. 7501, datë 19 korrik 1991, u realizua mbi sekuestron e dytë pas 45 vitesh, të tokave të pronarëve legjitimë, duke i kaluar ato në pronësi për frymë popullsie në fshat. Kjo “reformë e dytë agrare”, nisi zbatimin në muajin maj 1992 dhe ende sot pas 26 vitesh nuk është mbyllur, por është zbatuar tamam si reforma agrare e ish-shtetit komunist, nisur në vitin 1945, me dy ligjet e tokës:

Ligji Nr.5, datë 20 maj 1945 dhe Ligjin nr.108, datë 29 gusht 1945, mbyllur më 20 qershor 1946, me ndarjen e tokës në gjithë Shqipërinë dhe dhënien e saj fshatarëve, sipas frymëve, tipik si ndarja e tokës me Ligjin 7501, datë 17 korrik 1991.

Ja çfarë përcaktonte Ligji nr.108, datë 29 gusht 1945

1. Fshatarëve t’u jepet toka falas sipas numërit të frymëve në familje.

2. Çdo familje i jepet tokë sa për të siguruar një jetë sa më të mirë dhe më njerëzore.

3. Për mjetet e çshfrytëzimit të tokës, pushteti ka parashikuar çdo përkrahje, si vegla, farë, të holla etj

4. Qeveria, në bazë të Ligjit Nr.5, datë 20 maj 1945 “Për tokën”, do t’u jap fshatarëve ndihmë kafshë pune (pend qê), fara dhe do t’u blejë prodhimet, me shkëmbim me vegla pune

5. Tokat do ndahen nga “Komitetet e Fshatarëve të Varfër”, të ngritur në çdo fshat dhe N/prefekturë, me vrojtimin dhe drejtësinë e vendosur prej pushtetit popullor.

Ja çfarë përcaktonte Ligji nr. 7501, datë 19 korrik 1991

1. Banorëve dhe personave që jetojnë në fshat, si dhe fermerëve të “NB”-ve, t’u jepet toka falas sipas numrit të anëtarëve në familje.

2. Çdo familje, i jepet sipërfaqe tokë, të llogaritur sa për të siguruar të ardhurat personale familjare për jetë normale.

3. Për mjetet bujqësore, ato do të shpërndahen për mekanizatorët që kanë punuar në secilën ekonomik bujqësore,

4. Qeveria, në bazë të ligjit 7501 “Për tokën”, do të bëjë mbështetjen me mekanikë bujësore, me karburante, farë dhe kredi bankare.

5. Ndarja e tokave, do të bëhet nga komisionet e banorëve të zonës, të ngritur në fshat, komunë, rreth e prefekturë, nën mbikqyrjen e pushtetit lokal./Pamfleti/

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti