Lila “kunj” Panuccit: Luajmë për Shqipërinë para trajnerit!

Mbrojtësi Andi Lila foli pas ndeshjes dhe tregoi se momentin e keq të Shqipërisë. Lila mendon se do të kthehen më të fortë. Ai u kap me shaka me Starovën e ftuar në RTSH. 

Titullar – “Starovën e dëgjoj dhe pse më kritikon. Një fitore shumë domethënëse në këto momente të vështira. Nuk bëmë ndeshje spektakolare, por i rëndësishëm rezultati. Ne duhet të luajmë si Shqipëria të luajmë fort në mbrojtje dhe të dalim në sulm”. 

Eliminatoret – “Një fitore morali, sepse duke parë humbjen me Skocinë kishim një gjendje shumë e rëndë psikologjike. Po e vuaja unë që jam i vjetër, imagjino të ritë. Treguam karakter dhe ja dolëm mbanë. Bëmë fitore që treguam se nëse japim maksimumin mund të fitojmë kundër çdo lloj kundërshtari”. 

Momenti më i vështirë? – “Moment shumë i vështirë. Nuk kishim rezultate kaq të dobëta në kaq vitesh”. 

Gjesti ndaj Mavraj  – “Në ndeshjen me Skocinë i dola Mërgimit, pasi të gjithëve na ka ndodh. E bëri nga dëshira, më erdhi shumë keq. Ne luajmë për fanellën dhe Shqipërinë, para trajnerit”. 

Formacioni – “Duke parë ndeshjen me Izraelin, me të njëjtin modul u futëm dhe me Skocinë. Ne jemi Shqipëria dhe në fund llogaritë bëhen me sytë e trajnerit. E rëndësishme është të mos pësojmë, pastaj del diçka përpara”. 



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti