Sport24 Prill 2018, 12:42

Lilaj e Nimaga në Apelin e UEFA-s, Skënderbeu shpreson të ulet dënimi

Shkruar nga Pamfleti
Lilaj e Nimaga në Apelin e UEFA-s, Skënderbeu shpreson të ulet

Lilaj e Nimaga në Apelin e UEFA-s, Skënderbeu shpreson të ulet dënimi

Skënderbeu ka zgjedhur dy futbollistë, Sabjen Lilajn dhe Bakari Nimagën për t’u mbrojtur në UEFA, pikërisht në komisionin e Apelit që do të dëgjojë palët ditën e premte. Bëhet fjalë për dy mënyra të ndryshme të marrjes së dëshmisë, pasi Sabien Lilaj do të udhëtojë fizikisht drejt Zvicrës për të dhënë dëshminë e tij, ndërsa ajo e Bakary Nimagas do të realizohet nëpërmjet një videokonference, nëpërmjet së cilës mesfushori nga Mali do të japë versionin e tij të ngjarjeve në fjalë.

Të dy, si Sabien Lilaj dhe Nimaga, janë ndër futbollistët më jetëgjatë të Skënderbeut për periudhën në të cilën shtrihet procedimi ndaj Skënderbeut, me Lilajn që vesh fanellën e Skënderbeut që nga viti 2012, ndërsa Nimaga është bashkuar me korçarët një vit më pas. Vetë kapiteni Orges Shehi, në një intervistë gjatë emisionit “Gol pas Goli” në Supersport, konfirmoi se disa nga futbollistët e skuadrës do të dëshmonin para UEFA-s, duke shprehur edhe gatishmërinë e tij për të dëshmuar personalisht në Komisionin e Apelit.

Vlen të saktësohet kjo e kësaj të premteje do të jetë një seancë dëgjimore, çka do të thotë se vendimi i Apelit do të merret më vonë, ndërkohë që Skënderbeu synon ta ndjekë çështjen në të gjitha instancat ligjore, deri në KAS dhe më pas edhe në Gjykatën Federale Zvicerane. Deri sat ë shkojë cështrja në këto instanca, së pari Skënderbeu duhet të dijë të mbrojë veten në Komisionin e Apelit të UEFA-s këtë të premte. /Pamfleti Sport

Sport